spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:06
HomeKulturëShowBizG-Bani bën veprimin e papritur për Gjestin

G-Bani bën veprimin e papritur për Gjestin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, G-Bani ka ngushëlluar Gjestin për lajmin tragjik që ka kapluar sot familjen e tij, vdekjen e vëllait të vogël në aksident.

Në një videomesazh në Instagram, G-Bani tha se është i trishtuar për këtë humbje dhe se i qëndron pranë Gjestit, me të cilin janë njohur si konkurrentë në Big Brother Vip Albania 4.

- Advertisement -

Ndërkohë sot pritej dhe publikimi i një materiali të ri muzikor të tij, por ai ka thënë se kjo do të shtyhet pas kësaj tragjedia, si shenja më e vogël që mund të bëjë për mikun e tij.

“Sapo mora vesh nga një njeri imi që vëllai i Gjestit ka humbur jetën në një aksident. Si fillim, janë momente shumë të vështira për të gjithë, për familjarët e vet. Ngushëllime Gjest, edhe fjalët janë të tepërta. Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “Ishallah bëhet më mirë babi i Banit”. Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”, u shpreh ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat