Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka deklaruar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, kishte dërguar djalin e mixhës së tij për të “blerë votën” e vajzës së Gecit në vitin 2025.
“Arbër Rexhaj ka qenë i pari nga VV që ma ka dërguar djalin e mixhës së tij për të blerë votën e vajzës sime në vitin 2025. Unë as nuk shes e as nuk ndërroj vota të votuesve të LDK-së për poste politike”, ka shkruar Geci.
Por, Rexhaj i hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime, duke i quajtur të pavërteta dhe të rënda.
“Kjo fjala blerë është e rëndë. Unë si deputet kam konsideruar se çdo votë që mund ta krijojë Qeverinë e Kosovës duhet kontaktuar. Kam folur edhe me deputetë, por e patëm që ishte e pamundur bashkëpunimi. Kjo fjala blerje më duket e rëndë – nëse ka fakte të tilla, le t’i gjej,” deklaroi Rexhaj në Politiko.



