spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
23:20
HomeKosovaGanimete Musliu thotë se Albin Kurti e ka futur Kosovën në agoni

Ganimete Musliu thotë se Albin Kurti e ka futur Kosovën në agoni

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, thotë se pret që si parti të dalin mjaftë mirë në këto zgjedhje, siç thekson ajo as sa ta nxjerrë Kosovën nga agonia në të cilën e ka futur Albin Kurti.

Musliu në një prononcim për Blic, shton se PDK vazhdon të mbetet forcë kryesore në vend, ku thekson se kjo do të reflektohet edhe në rezultat.

- Advertisement -

Për fund, deputetja thotë se vendi ka nevojë për një zgjim dhe se kohë është më 28 dhjetor.

“Pres që PDK të dalë mjaft mirë në këto zgjedhje, aq sa ta nxjerrë Kosovën nga agonia ku e ka futur Albin Kurti. Falë strukturave të mirëorganizuara dhe votuesve besnikë e atdhedashës, PDK vazhdon të mbetet forcë kryesore në vend. Duke pasur parasysh punën e vazhdueshme në terren, besoj se kjo do të reflektohet edhe në rezultat. Kosova ka nevojë për një zgjim dhe koha është me 28 dhjetor”, përfundoi ajo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat