spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:59
HomeSportGarë e fortë për sulmuesin e Milanit

Garë e fortë për sulmuesin e Milanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rafael Leao është një nga lojtarët më të mirë të Milanit.

Emri i sulmuesit portugez po përmendet në korridoret e zyrave të Bayern, me kampionët e Bundesligës që synojnë të përforcojnë repartin e avancuar.

- Advertisement -

Sipas Kicker, javën e kaluar u zhvillua një takim në Mynih midis drejtuesve të bavarezëve dhe disa përfaqësuesve të numrit 10 të Milanit.

Në skenë ka dalë edhe Napoli.

- Advertisement -

Napoletanët janë të gatshëm të përfitojnë, një transferim ky që do shërbente për të mbushur boshllëkun e lënë janarin e kaluar me largimin e Kvaratskhelia.

Rafa Leao ka nënshkruar një kontratë me klubin e Milanit deri më 30 qershor 2028 dhe ka një pagë që shkon diku tek 7 milionë euro neto në sezon, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në ekip.

Për më tepër, brenda kësaj marrëveshjeje ekziston një klauzolë prej 175 milionë eurosh që mbron Milanin në rast interesi konkret për yllin e tyre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat