spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
08:19
HomeKosovaGashi kërkon rinumërim në qendrat komunale të votave, thotë se ka pasur...

Gashi kërkon rinumërim në qendrat komunale të votave, thotë se ka pasur manipulim edhe me votat me postë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duket se nuk ka arritur të sigurojë votat për të marrë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Gashi, përmes një postimi, ka hedhur akuza duke thënë se procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar dhe se duhet të bëhet rinumërimi.

- Advertisement -

“Siç po duket, procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar. Ky dështim ka dëmtuar gjithashtu rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor. Për hir të ruajtjes së besimit në procesin demokratik, KQZ duhet të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë.” – ka thënë Gashi.

Ai tutje është shprehur se në këto zgjedhje ka pasur manipulim masiv me votat e diasporës, dhe sipas tij, manipulimi më i madh ka ndodhur brenda partive politike.

- Advertisement -

“Një fenomen tjetër i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës. Këto vota, siç po shihet, janë manipuluar sidomos brenda partive politike. Demokracia, ndër të tjera, është edhe besim në institucionet e zgjedhura. Vendi ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme.” – ka përfunduar Gashi.

Nëse dy kryetarët, Imri Ahmeti i Lipjanit dhe Gazmend Muhaxheri i Pejës, pas certifikimit të zgjedhjeve, lirojnë ulëset e deputetëve dhe kthehen në komuna, atëherë Arben Gashi dhe Paris Guri do të hyjnë në Kuvend si deputetë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat