spot_img
E mërkurë, 15 Prill, 2026
22:05
HomeKulturëGazeta “Ora e maleve”, platformë e mendimit politik e shoqëror e fillim...

Gazeta “Ora e maleve”, platformë e mendimit politik e shoqëror e fillim shekullit të XX

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 15 prill 1923, në qytetin e Shkodrës nisi botimin e saj të përjavshëm gazeta “Ora e maleve”.

Ajo u kthye shpejt në një platformë të rëndësishme të mendimit politik, shoqëror dhe kulturor të kohës, duke pasqyruar gjendjen politike dhe ekonomike të vendit, veçanërisht në zonën e Shkodrës.

- Advertisement -

Gazeta pati 51 numra, deri në fund të vitit 1924, përmes të cilëve kontribuoi në mbrojtjen e integritetit territorial të Shqipërisë dhe u bë zëri i opozitës liberale të kohës. Në faqet e saj shkruan figura të njohura si Luigj Gurakuqi dhe Hilë Mosi, të cilët shpalosën idetë e tyre për një Shqipëri demokratike.

Gazeta ndërthurte seriozitetin politik me elemente satire. Nga njëra anë, gazeta trajtonte tema patriotike si integriteti territorial, nga ana tjetër, demaskonte prapambetjen dhe korrupsionin duke përdorur satirën si një “teh” të mprehtë.

- Advertisement -

Gazeta “Ora e Maleve” pasqyroi zhvillimet e bujshme të vitit 1924 dhe trajtoi edhe programin qeverisës të Fan Nolit. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat