spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
00:48
HomeKosovaGazetari Kajtazi raporton se në veturën e tij është vendosur pajisje e...

Gazetari Kajtazi raporton se në veturën e tij është vendosur pajisje e dyshimtë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se në veturën e tij është vendosur një pajisje e dyshimtë.

Kajtazi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka thënë se sot pasi e ka dërguar veturën e tij në servis për kontroll është gjetur një pajisje e dyshimtë në anën e majtë të rrugës.

- Advertisement -

Ai po ashtu ka treguar se Policia është në vend të ngjarjes si dhe është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

“Sot kam sjell veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në anën e majtë afër rrotës. Policia është në vend të ngjarjes duke pritur njësitë e specializuara. Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, ka shkruar Kajtazi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat