spot_img
E enjte, 4 Qershor, 2026
19:50
HomeKosovaGazi amerikan ndan kampet politike: Gara e 7 qershorit përcakton fatin e...

Gazi amerikan ndan kampet politike: Gara e 7 qershorit përcakton fatin e pavarësisë energjetike të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, çështja e furnizimit me gaz të lëngshëm natyror (LNG) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë një vëmendje të shtuar, duke u kthyer në një test kryesor për politikat ekonomike dhe gjeostrategjike të vendit.

Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në projektet e zgjerimit të ndikimit energjetik amerikan në rajon. Ndërsa vëzhguesit dhe ekspertët konsiderojnë se kjo vonesë cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, taborët politikë shpërfaqin vullnete të ndryshme për këtë projekt strategjik.

- Advertisement -

LVV: Pse po synohet “gazifikimi i qymyrit vendor”?

Ndonëse në Shkurt të vitit 2026 Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kishte shprehur gatishmërinë për furnizim me LNG amerikan, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk ka dhënë një zotim konkret nëse do ta bëjë Kosovën pjesë të këtij zinxhiri.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se fokusi i tij kryesor mbetet gjetja e një formule për “gazifikimin e qymyrit vendor” (shndërrimi i qymyrit në gaz sintetik për prodhimin e rrymës) në bashkëpunim me ndonjë kompani amerikane. Paralelisht, Kurti ka shprehur interesim për një bashkinvestim me Shqipërinë në terminalin e Vlorës — ku Kryeministri Edi Rama tashmë ka nënshkruar marrëveshjen 20-vjeçare me SHBA-në — por pa saktësuar përfitimet e drejtpërdrejta të Kosovës. Kujtojmë që në vitin 2021, qeveria e LVV-së kishte refuzuar projektin e gazit të mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) përmes Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Opozita me një zë: “Po” e prerë gazit amerikan

Për dallim nga pozita, partitë e deritashme opozitare po e shndërrojnë gazin amerikan në shtyllën kryesore të programeve të tyre qeverisëse:

  • PDK: Arben Mustafa, kandidat për deputet, ka deklaruar se në rast të marrëveshjes qeverisëse, PDK do ta lidhë menjëherë Kosovën me gazin amerikan për t’i dhënë fund varësisë nga importet e shtrenjta. Për PDK-në, ky projekt ka rëndësi jetike ekonomike dhe rreshtim të pastër strategjik me interesat e aleatëve perëndimorë.

  • LDK: Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet, Avdullah Hoti, ka premtuar se projekti do të realizohet “pa asnjë dyshim”. LDK synon ndërtimin e një centrali energjetik me gaz për të stabilizuar rrjetin e brendshëm dhe nevojat e industrisë, duke e parë këtë si plotësues të energjisë së ripërtërishme. Financimi sipas tij do të bëhet përmes investimeve private dhe partneritetit publiko-privat.

  • Aleanca: Për partinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj (i cili kishte inicuar një projekt të tillë Shkup-Prishtinë në vitet 2018-2019), gazi amerikan është kusht i panegociueshëm. Nënkryetari Besnik Tahiri ka prerë hapur pozicionin e partisë: “Aleanca nuk do të hyjë në asnjë marrëveshje për të qeverisur, në asnjë rrethanë, nëse në program nuk përfshihet taksativisht ndërtimi i centralit të gazit në Ferizaj dhe kyçja në gypat e LNG-së”.

Ekspertët: Siguria energjetike është siguri kombëtare

Ish-ministri i Energjetikës, Ethem Çeku, vlerëson se përdorimi i gazit amerikan, i cili po ofrohet edhe nga administrata e Presidentit Trump, është alternativa më e mirë për ta larguar Ballkanin nga ndikimi i Gazprom-it rus. Ai sugjeron që ndërlidhja të bëhet përmes Shqipërisë si rajoni më i sigurt. Çeku ka tërhequr vërejtjen për kostot e larta të vonesave:

“Ne jo vetëm që jemi vonuar, por për çdo ditë që vonohemi për projektin e gazit të lëngshëm amerikan, do të humbim me qindra miliona euro në blerjen e energjisë elektrike, siç kemi blerë deri më tash mbi 1 miliard euro rrymë,” deklaroi Çeku.

Në të njëjtën vijë rreshtohet edhe Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, i cili thekson se “siguria energjetike sot është siguri kombëtare” dhe se Kosova po dështon ta kuptojë këtë peshë strategjike.

Në kuadër të platformës “Zgjedhjet REALE”, portali storm-rks.com do të vazhdojë të pasqyrojë këtë debat, i cili përcakton nëse pas 7 qershorit Kosova do të mbetet e izoluar energjetikisht apo do të bëhet pjesë e rrjetit strategjik trans-atlantik.

Kërcënim makabër ndaj Ardian Gjinit: “Urimi” për vdekje trondit fushatën

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat