Në natën e mbrëmshme, produksioni solli fëmijët, përkatësisht mesat për tre banorët që ishin në nominim.
Gertës ia sollën djalin, Aldos vajzën dhe Jozit dy mesat e tij.
Ishte pikërisht Gerta që theu një nga rregullat e programit, pasi pa dhënë ende lejen Ledioni, ajo vrapoi të shkonte të takonte djalin e saj, shkruan Storm.
Me gjithë thirrjet e njëpasnjëshme të Ledionit që të priste deri sa ai të jepte lejen, Gerta nuk dëgjoi fare.
Për me tepër kjo shkelje u hesht nga Ledioni dhe produksioni, dhe më shumë u morën me emocionet që u dhuruan gjatë këtyre takimeve.
Por, ky veprim nuk i ka ikur aq lehtë syrit të publikut, të cilët kanë akuzuar produksionin se po e favorizon banoren, duke ia fshehur shkeljet që po i bënë.



