spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
00:15
HomeKosovaGërvalla dhe Hovenier diskutojnë forcimin e partneritetit dypalësh

Gërvalla dhe Hovenier diskutojnë forcimin e partneritetit dypalësh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit nga MPJD, takimi i rregullt mes tyre pati në fokus partneritetin e ngushtë mes dy shteteve, realizimin e projekteve të përbashkëta në demokratizim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

- Advertisement -

“Ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e vendit në avancimin e agjendës euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një partner i fuqishëm dhe kontribuues kryesor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat