Thirrja për dënimin e Vuçiçit nga “betejat e humbura” të Gervallës
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, më në fund ka reaguar pas situatës së rënduar në veri, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar të dënojë gjuhën “agresive dhe armiqësore” të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Fatkeqësisht për Kosovën, Gërvalla është ministrja që në pothuajse çdo betejë diplomatike ka dalë e humbur, duke përfshirë ato me Serbinë në arenën ndërkombëtare. Reagimi i saj vjen vetëm një ditë pas adresimit të Vuçiçit, i cili hodhi disa ultimatumë ndaj Kosovës. Në një postim të gjatë, Gërvalla përmendi hipokrizinë e Vuçiçit dhe instrumentalizimin e serbëve në Kosovë për qëllime politike dhe financiare, duke e akuzuar për sabotimin e normalizimit dhe nxitjen e grupeve kriminale.
Megjithatë, pyetja që ngrihet është: sa efektiv është ky reagim, dhe a ka ende ndonjë fuqi diplomacia kosovare nën drejtimin e Gërvallës? Ndërkohë që qeveria Kurti po përballet me izolim të thellë ndërkombëtar, duket se Ministrja e Jashtme është gjithnjë një hap pas ngjarjeve, me reagime që nuk po ndikojnë në ndryshimin e realitetit të hidhur për Kosovën.
by: Storm-rks