spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
16:49
HomeKosovaGërvalla: Lumir Abdixhikut mos ia shih fjalët, por veprat

Gërvalla: Lumir Abdixhikut mos ia shih fjalët, por veprat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e njëherësh edhe përfaqësuesja e Listës Guxo, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas vendimit të PZAP-it për të ndaluar votimin jashtë zyrave diplomatike për diasporën.

Në një deklaratë të shkurtër, ajo ka akuzuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, pasi partia e tij ka deponuar në PZAP ankesë kundër votimit të mërgatës në qendra alternative të votimit.

- Advertisement -

Lumirit mos ia shih fjalët, por veprat”, u shpreh Gërvalla.

Edhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili miratoi ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për ndalimin e hapjes së hapësirave shtesë për votimin e diasporës jashtë lokacioneve zyrtare diplomatike.

- Advertisement -

Kujtojmë s mbrëmë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e LDK-së dhe ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke ndaluar hapjen e Qendrave të Votimit jashtë përfaqësive diplomatike.

Sipas PZAP, vendimi i KQZ-së për të hapur qendra votimi në lokacione të tjera jashtë ambasadave është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregulloret zgjedhore.

Abdixhiku i reagon LVV pasi PZAP anuloi votimin jashtë ambasadave

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat