spot_img
E premte, 31 Tetor, 2025
02:37
HomeKosovaGërvalla: Masat ndaj Kosovës, dhuratë nga Lajçak e Borrell - u vendosën...

Gërvalla: Masat ndaj Kosovës, dhuratë nga Lajçak e Borrell – u vendosën përmes një e-maili

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka fajësuar ish-shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ish-emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për vendosjen e masave të bllokut ndaj Kosovës.

Gërvalla thotë se masat u vendosën kur në veri të vendit u lënduan ushtarë të KFOR-it, nga, siç thotë ajo, persona të drejtuar nga Serbia, transmeton Klankosova.

- Advertisement -

“Masat janë vendosur atëherë kur huliganët nga Serbia kanë ardhur së bashku me disa nga qytetarët tanë në veri, kanë ardhur me udhëzim të Serbisë, kanë sulmuar ushtarët e NATO-s; ushtarë hungarezë dhe italianë janë lënduar, disa prej tyre edhe rëndë, kanë humbur gjymtyrët e tyre, të cilat është dashur të amputohen. Dhe Bashkimit Evropian nuk i ka shkuar në atë moment në mend asgjë tjetër, në vend që t’i kërkonte llogari atij që e ka shkaktuar dhunën, ka vendosur masa ndaj Kosovës”, ka deklaruar Gërvalla.

“Ka qenë situatë e pashpjegueshme, në një konstelacion kur Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë menduar që të gjitha diskutimet me Kosovën duhen bërë bazuar në një presion të papranueshëm”, ka thënë Gërvalla.

- Advertisement -

Në pyetjen se “Sanksionet janë dhuratë nga Lajçak dhe Borrell?”, ajo është përgjigjur: “Po, patjetër. Ato janë bërë me një email, të cilin nuk e ka kundërshtuar askush në atë kohë.”

Ndërkohë, ajo shtoi se shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, është duke punuar në largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat