spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:44
HomeEkonomiGërvalla takon kryediplomaten Fajon, biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Gërvalla takon kryediplomaten Fajon, biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, Zv/kryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve mes bizneseve të të dyja vendeve, si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

- Advertisement -

“Një tjetër temë me rëndësi ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni, që do të lehtësojë ndjeshëm jetën e mërgatës sonë dhe do të forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Ministrja Gërvalla falënderoi Ministren Fajon për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik, duke e vlerësuar këtë mbështetje si dëshmi të rolit të Sllovenisë si një mike dhe partnere e vendit tonë.

- Advertisement -

“Mbështetja e palëkundur e Sllovenisë për integrimin euroatlantik të Kosovës riafirmon rolin e saj si një aleate dhe partnere strategjike e vendit tonë”, citohet Gërvalla në komunikatë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat