Gjashtë vjetë me parë Kosova përmbushi legalisht edhe një segment kushtetues, atë të sigurisë, me FSK-në si të gjitha ushtritë e botës demokratike.
Kosova në rrugën e vet drejt konsolidimit të plotë të institucioneve të sigurisë për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial, transformoj FSK-së në Ushtri, një moment ky historik për të gjithë.
Gjashtë vjet më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës mori një vendim historik për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës, duke e rikonfirmuar vendosmërinë e shtetit për të forcuar sovranitetin e tij. Ky vendim përfshiu gjithashtu transformimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes, një hap që përmbushi një nga aspiratat më të mëdha të Kosovës në rrugën e saj drejt një shteti të plotë dhe të pavarur. Të gjitha këto ndryshime, pas propozimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës i miratoj me votim, thuajse unanim, Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Me këtë transformim, Kosova u afirmua edhe më shumë si një shtet që jo vetëm aspiron, por edhe kontribuon në paqen dhe sigurinë globale, duke u radhitur përkrah shteteve të tjera demokratike dhe organizatave përendimore të sigurisë, siç është NATO. Qeveria Haradinaj, (sot kryetar i AAK-së, i cili çuditërisht nuk ka reaguar në këtë përvjetorë të një ngjarje që vet e ka shtyrë përpara para gjashtë viteve) në atë kohë, po e përmbyllte një kapitull të rëndësishëm në bërjen e Kosovës si shtet të plotë, duke ia mundësuar Kosovës kompletimin e të gjitha institucioneve të nevojshme për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe për të kontribuar në stabilitetin e rajonit dhe më gjerë.

Ky zhvillim historik shënon një moment të paharruar për Kosovën, duke i hapur rrugën forcimit të institucioneve të saj dhe vendosjes së bazave për një ushtri që do të garantojë sigurinë dhe sovranitetin e vendit.
by: Storm-rks + arkiva e rrejteve sociale