Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka bërë të ditur se ka vizituar një fermë në Keqekollë.

Ai është shprehur se Kosova duhet ta rris prodhimin vendor dhe u shpreh se programi i tij, parasheh zgjerimin e subvencioneve dhe granteve.

“Nuk ka si qumështi i freskët në fshatrat tona! Zyrafetja dhe Afrimi kanë arritur të ndërtojnë një fermë moderne në Keqekollë, ku i mbajnë rreth 70 lopë qumështore dhe me këtë punë sigurojnë të ardhurat për familjen e tyre”, tha ai.

“Më bëri shumë përshtypje përkushtimi i tyre i madh në punë. Kosova duhet ta rris prodhimin vendor dhe programi im parasheh zgjerimin e subvencioneve dhe granteve, sidomos për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Kosova mundet ma mirë për bujqit dhe blegtorët tanë”, ka shkruar Hamza.



