Një mashkull, 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në fshatin Llapçevë, në komunën e Malishevës.
Këtë, për media, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur edhe se, prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe se, është iniciuar rast “hetim i vdekjes’’.
“Më datë 13 shkurt 2025, rreth orës 14:00, kemi pranuar informacion se në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa shenja jete në një objekt banimi.
Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe po ashtu është gjetur një armë e shkurtër.
Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është iniciuar rast ”Hetim i vdekjes” dhe trupi i viktimës është dërguar në IML’’, ka thënë Krasniqi.



