spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:05
HomeSiguriaPoliciaGjendet i vdekur një person në fshatin Përpellac të Podujevës

Gjendet i vdekur një person në fshatin Përpellac të Podujevës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person është gjetur i vdekur sot pasdite në Përpellac të Podujevës.

Kjo është konfirmuar për media nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

Nga policia është thënë edhe se, policia dhe prokurori i shtetit kanë nisur hetimet.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës”.

- Advertisement -

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat