spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:39
HomeSiguriaPoliciaGjendet i vdekur një person në Obiliq – Policia jep detajet

Gjendet i vdekur një person në Obiliq – Policia jep detajet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Obiliq. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, ndërsa rasti u iniciua si “Hetim i vdekjes”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Nga njësitë policore është sekuestruar një pistoletë me 4 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat