spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
20:22
HomeSiguriaPoliciaGjendet një burrë i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë

Gjendet një burrë i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një burrë është gjetur i vdekur sot në shtëpinë e tij në Pejë. Policia ka konfirmuar se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, pasi pranë trupit të tij është gjetur një armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

- Advertisement -

“Policia është njoftuar rreth orës 17:40. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Emergjenca, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Afër tij është gjetur një armë zjarri”, tha Gashi.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat