spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
16:14
HomeSiguriaPoliciaGjendet një person i vdekur në Suharekë, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet një person i vdekur në Suharekë, dyshohet për vetëvrasje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një burrë është gjetur i pajetë mbrëmjen e së dielës në një banesë në Suharekë. Viktima, Sh. M. (1983), dyshohet se ka kryer vetëvarje.

Rreth orës 19:50 të së dielës, Policia e Kosovës është njoftuar nga Qendra e Urgjencës në Suharekë për pranimin e një trupi të pajetë.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për media se bëhet fjalë për viktimën Sh. M. (1983), mashkull, banues në Suharekë. Sipas të dhënave fillestare, ai është gjetur i varur në banesën e tij nga familjarët.

Njësitet hetuese të Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, ndërkohë që pritet të kryhen edhe procedurat e nevojshme mjeko-ligjore për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat