spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
14:40
HomeSiguriaPoliciaGjendet pa shenja jete një taksist në veturën e tij në Prizren

Gjendet pa shenja jete një taksist në veturën e tij në Prizren

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot, pas mesnate, një person në Prizren është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se viktima është A.S, 55 vjepar, taksist që po priste në automjetin e parkuar në një vendparkim të rezervuar për TAXI.

- Advertisement -

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit. Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Bytyqi.

Ai gjithashtu ka thënë se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë.

- Advertisement -

“Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rasti vazhdon të hetohet si “Hetim i Vdekjes”, në bashkërendim me Prokurorinë”, ka shtuar Bytyqi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat