spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:53
HomeSiguriaPoliciaGjendet pa shenja jete një zyrtar policor

Gjendet pa shenja jete një zyrtar policor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në Prishtinë, një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

- Advertisement -

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor”, ka deklaruar Borovci.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike, ka thënë Borovci.

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat