spot_img
E premte, 16 Janar, 2026
03:10
HomeSiguriaUshtriaGjenerali Jashari viziton bazën ushtarake në Iowa, fokus te trajnimi për Black...

Gjenerali Jashari viziton bazën ushtarake në Iowa, fokus te trajnimi për Black Hawk

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka qëndruar për një vizitë më bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Iowas.

Gjenerali Jashari është njoftuar nga afër me aktivitetet e kësaj baze ushtarake dhe mënyrën e trajnimit të personelit të aviacionit.

- Advertisement -

Në përfundim, Jashari ka vlerësuar lartë profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e ka falënderuar stafin e bazës së Aviacionit për gatishmërinë e tyre që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK në të ardhmen.

Mund të jetë një imazh i helikopter dhe teksti

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës në SHBA

Në margjinat e vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila vlerësohet si një nga njësitë kyçe të saj.

Me këtë rast, gjeneral Jashari pati mundësi të shoh nga afër aftësitë dhe kapacitetet e kësaj baze, duke përfshirë helikopterët e modelit Black Hawk, të cilët i ka në dispozicion GKA. Gjithashtu, stafi i kësaj njësie e njoftoi KOMFSK dhe delegacionin e tij, në lidhje me procedurat e trajnimit të personelit të aviacionit, mirëmbajtjen e helikopterëve, infrastrukturën përcjellëse dhe inspektimet e nevojshme për helikopterët në fjalë.

Gjatë vizitës, Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve punuese të përbashkëta për planifikimin e ngritjes së këtij kapaciteti në kuadër të FSK-së, duke përfshirë trajnimin, operimin, mirëmbajtjen dhe infrastrukturën adekuate.

Në përfundim, GLT Jashari e vlerësoi lartë profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e falënderoi stafin e bazës së Aviacionit për gatishmërinë e tyre që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK në të ardhmen.

Iowa National Guard Adjutant General of Iowa

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat