spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:09
HomeSportGjermania, destinacioni i ardhshëm i Armando Brojës?

Gjermania, destinacioni i ardhshëm i Armando Brojës?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sulmuesi kuqezi do të largohet nga Chelsea dhe për këtë tash nuk ka asnjë dyshim.

Një tjetër gjë e sigurtë është se nuk do të jepet me huazim.

- Advertisement -

Për lojtarin lajmet janë tërë kohën duke u zhvilluar, por destinacioni më i mundshëm po duket të jetë Bundesliga gjermane.

Mediumi “The Athletic” në Angli ka zbuluar së fundmi për një interes të shtuar të dy klubeve të mëdha të kampionatit gjerman, Lajpcig dhe Stuttgart.

- Advertisement -

I pari ishte folur prej kohësh, ndërsa në garë është futur edhe një tjetër skuadër, që kërkon shërbimet e sulmuesin 24 vjeçar.

Bundesliga mund të jetë skena e duhur për Armando Brojën, pas sezoneve të fundit zhgënjyes, për shkak të dëmtimeve të rëndë.

Huazimi te Everton në edicionin e fundit të Premier League nuk shkoi si duhet për futbollistin shqiptar, që qëndroi për muaj të tërë jashtë fushe, ndërsa edhe pas rikuperimit i kishte pak minuta.

Për këtë arsye, ashtu si Chelsea edhe vetë Broja kërkon një sistemim të përhershëm.

Këtë mision ia lehtësojnë kampionët e rinj të botës, që kanë vendosur të ulin ndjeshëm pretendimet financiare për kartonin e tij.

Vlerësimi i parë është 20 milionë euro, por Blutë e Londrës mund të zbresin më poshtë nëse iu vjen një ofertë serioze për sulmuesin shqiptar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat