spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
06:08
HomeSiguriaUshtria“Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës”

“Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, është takuar me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari. Ambasada njofton se ata kanë diskutuar për procesin e transformimit dhe të ardhmen e FSK-së.

“Komandanti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e gjatë të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.”

- Advertisement -

Böttcher ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe theksoi angazhimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë të një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë.

“Christian Böttcher shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat