Në darkën e organizuar mes banorëve dhe moderatëvve të “BBV” nuk kanë munguar pyetjet dhe batutat.
Moderatorja Sidorela Gjoni ka pyetur banoret se “Çfarë do të bënit nëse do të kishit 100 mijë euro?”
Rozana: Është e kot t’i përgjigjem kësaj pyetjeje sepse çdo shqiptar po ta pyesësh do të thonte për shtëpi, për të rregulluar diçka, për të larë kredinë. Me paratë, shqiptarët do të rregullonin gjithmonë diçka.
Gjesti: Nëse do i kisha fituar, familjes time dhe të varfërit do i ndihmoja. Do ua ktheja me të mirë dhe në punë.
Egli: Unë e kam 50 mijë euro, por nuk janë keq. Do investoj në karrierën time, në muzikë.