Gjesti ka pasur momente jo të mira pas përfundimit të spektaklit të së martës.
Ai u përfshi në një debat të ashpër me Egli Takon, pasi në Prime u diskutua çështja e nishanit, gjë që nuk i pëlqeu Gjestit.
Konkurrenti i tha Eglit se nuk duhej të ekzagjeronte e të fliste edhe me Danjën për këtë.
E më pas, Egli i tha se të gjitha këto dolën nga dhoma e rrëfimit, ku kishin folur rreth këtij rasti.
Pas kësaj, ata eskaluan në ofendime e duke ngritur zërin ndaj njëri-tjetrit, ku Egli filloi edhe të qante.
E në një tjetër bisedë me Rozana Radin, këngëtari pejan nervozohet aq shumë saqë e gjuajti edhe mikrofonin.
“S’kam ndjenja, s’kam ndjenja për Eglin”, tha me nervozizëm të madh Gjesti.
Duket se ka akoma paqartësi në lidhje me raportin që dyshja kanë krijuar, edhe pse Gjesti e quajti ‘të dashur’.



