Kryefjala e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania, Besart Kelmendi – Gjesti, ka befasuar banorët ku pas përfundimit të rubrikës së mesazheve, u tha se ai ka marrë vendim që qysh sonte të linte shtëpinë.
Ai falënderoi Rozanën, Eglin dhe Danjën që i kanë qëndruar pranë, shkruan Storm.
Largimin nga shtëpia ka thënë se po e bënë për shkaqe personale.
Fillimisht thuajse të gjithë banorët nuk e besuan këtë deklaratë, por vendosmëria e tij dhe deklarata me shumë seriozitet se Vëllai i Madh, atëherë shumë prej banorëve u prekën dhe bënë përpjekej që ta ndalnin në shtëpi.
Vendimi përloti dhe e bëri më keq Eglin, e cila mes lotësh i kërkonte vazhdimisht që ai të qëndronte në shtëpi, ndryshe tha se do të dilte me të.
Të njëjtat përpjekje i bëri edhe Rozana.
Por, e gjithë kjo ishte lojë e Gjestit ndaj banorëve.
Ai me ndihmën e Eglit u fsheh në lavanderi dhe nuk dihet se deri kur do të qëndroj i fshehur.
Duket se vendimi për të qëndruar në lavanderi ishte i mirëmenduar, pasi banorët u mblodhën po aty dhe filluan të flisnin për Gjestin.



