spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:34
HomeKulturëShowBizGjesti ndez Nju Jorkun, rojtari i sigurisë nuk i reziston ritmit në...

Gjesti ndez Nju Jorkun, rojtari i sigurisë nuk i reziston ritmit në skenë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjesti dhuroi një spektakël magjik të premten në New York, duke ndezur skenën dhe zemrat e publikut me performancën e tij të zjarrtë.

Para një audience masive dhe entuziaste, artisti mahniti të gjithë me energjinë e tij të papërmbajtshme, ndërsa të pranishmit këndonin me njëzëri hitet e tij më të njohura.

- Advertisement -

Megjithatë, nga gjithë momentet e paharrueshme të koncertit, një skenë e veçantë mori vëmendjen e të gjithëve dhe u bë virale në rrjetet sociale.

Gjatë interpretimit të këngës shumë të dashur “Veshu Ndreqe”, Gjesti iu afrua papritur rojës së sigurisë.

- Advertisement -

Ky i fundit, i zënë në befasi, tundi kokën dhe nisi të lëvizte në ritmin e muzikës, duke mos i rezistuar energjisë së këngës.

Ky moment i këndshëm dhe spontan u publikua menjëherë në faqen e fansave të Gjestit në Instagram dhe u përhap me shpejtësi, duke fituar zemrat e mijëra ndjekësve në rrjetet sociale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat