spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:51
HomeKulturëShowBizGjesti në dilema, Egli takon familjarët e tij

Gjesti në dilema, Egli takon familjarët e tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këngëtari nga Kosova, Gjesti, u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Ai ishte në një garë të ngushtë me Rozana Radin, ku arriti të fitojë plot 100 mijë euro.

- Advertisement -

Artisti pejan u shfaq tejet i emocionuar në momentin kur iu thirr emri, ndonëse iu gëzua fitores në masë të madhe.

Egli Tako nga ana tjetër u rendit si finalistja e katërt, e në vend të tretë ishte aktori Laert Vasili.

- Advertisement -

Bukuroshja, e cila ka nisur një lidhje me Gjestin, pas përfundimit u takua me prindërit e fituesit.

Në një video që ka qarkulluar në rrjete sociale, ajo shihet duke biseduar me ta.

Rreth të ardhmes me Gjestin ka folur për mediat Egli.

“Surprizë, sfidë, ëndërr, të treja në një. Nuk e prisja finalen, për shumë arsye, nuk e kam pritur, më është dhënë një shpërblim i ndjerë kur është thirrur emri im. I kisha humbur shpresat, deri në momentin që është thirrur emri im. Aty kam kuptuar që e kam fituar gjënë time, që në momentin që arrita të shkoj në finale pa luajtur asnjë ditë në BBV. Egli në këtë BBV ka arritur të tregojë të gjithë ngjyrat e veta dhe fitojë njerëzit e vërtetë që dinë se çfarë është emocioni, të jetosh, dashurosh dhe zihesh, ashtu siç është jeta në të vërtetë. Egli është falënderuese ndaj Zotit, familjes, Top Channel dhe publikut të madh që e kam ndjerë deri në palcë mbështetjen e tyre. Nuk mund të lë pa përmendur edhe Gjestin, pasi mirë apo keq, e gjithë ajo dinamikë nxori shumë anë të miat. Presim shumë muzikë dhe asnjëherë larg botës së televizionit, që është kaq e bukur”, tha Egli.

Gjesti nga ana tjetër është akoma skeptik sa i përket marrëdhënies së tyre.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat