spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
21:55
HomeKulturëShowBizGjesti nuk ndryshon mendje rreth vendimit për Xhenetën, komenton largimin e Eglit

Gjesti nuk ndryshon mendje rreth vendimit për Xhenetën, komenton largimin e Eglit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pasi Primit, Gjesti ka qëndruar me disa prej banorëve dhe ka deklaruar se prezenca e Eglit ndikon shumë në lojën e tij.

“Prezenca e Eglit, mos me fol me atë më ndikon shumë, e them edhe vet. Jam mësuar me të. Unë po flas se çfarë ndjej, pra më ndikon. Por njeriu arrin të jetojë pa nënë e pa baba e jo më pa njerëz të tjerë”.

- Advertisement -

Aldo: Ti pa atë je shumë më i dobët.

Gjesti: Besomë që jo.

- Advertisement -

Aldo: Ky është fakt. Misterioziteti i marrëdhënies suaj të mban ty interesant përndyshe i ke konsumuar të gjitha. Nuk ke çfarë bën ndryshe me këtë personazh që ke.

Kurse Egli e mërzitur, ka vendosur të ndryshojë krevatin dhe të mos flejë më me Gjestin.

Ky i fundit është munduar të bëjë humor me këtë veprim.

“Paska ndryshuar krevatin Egli, më ka lënë zemrën këtu. Po më pëlqen kjo atmosferë, të shtihem pak tani e të shoh çfarë ndodh natën. Eh moj Egli Tako çfarë na bëre. Nuk kena me u pa mo bashkë, shpirti im e di po plas”, nisi të këndojë Gjesti.

Ai është pyetur rreth ndjenjave nëse ai ka ndaj Xhenetës.

Gjesti: Jo, asnjëherë, çfarë kam përjetuar unë aty, tmerr. Kam parë gjëra shumë të ulta, nuk ka pas kush mëshirë për mua aty. Nuk t’i shpjegoj dot shumë gjëra, por kur të dalësh jashtë do i shofësh. Asnjë ndjesi kur e pashë. Ishalla është e lumtur dhe ishalla rrin ato që do. Lotët e mia dhe paranojat e mia, depresioni im aty brenda nuk ia ka ndjerë askujt.

Loredana: Kur e kuptove që nuk e doje?

Gjesti?: E kuptova nga fundi që nuk e doja, sepse të gjithë donin të më shihnin vetëm poshtë, luanin me ndjenjat e mia.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat