Pas daljes nga formati, Gjesti u shpreh se tani planifikon të kalojë kohë me familjen, për të cilën ka shprehur vazhdimisht mall gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ai është kthyer tashmë në vendlindjen e tij, në fshatin Pavlan të Pejës.
Kelmendi qëndroi gjithsej 184 ditë në izolim, duke qenë pjesë fillimisht e Big Brother VIP Kosova, e më pas duke u bashkuar me edicionin shqiptar.
I cilësuar si një nga lojtarët më të kompletuar të këtij sezoni, Gjesti u vlerësua për stilin e tij autentik dhe lojën e balancuar.
Ndërkaq, aktori Laert Vasili përfundoi në vendin e tretë, ndërsa Egli Tako u rendit e katërta.