spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:18
HomeKulturëShowBizGjesti zbulon të ardhmen me Eglin pas Big Brother

Gjesti zbulon të ardhmen me Eglin pas Big Brother

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjesti ka folur gjerë e gjatë në një intervistë në Top Albania Radio, si pjesë e intervistave me katër finalistët e këtij edicioni.

Elona: Çfarë note do t’i vendosje, ti Gjest, këtij rrugëtimi në “Big Brother”?

- Advertisement -

Gjesti: 100! Nuk e kam besuar kurrë! Full paranoja, full stres, shumë mendime në kokë, nuk e kam besuar kurrë që mund të arrij…

Elona: A e ke menduar finalen kur erdhe në fillim?

- Advertisement -

Gjesti: Ka qenë ëndrra ime më e madhe që kam kërkuar gjithë jetën, akoma s’më besohet që jam këtu. S’e kam besuar asnjëherë që unë jam ky, e di që jam pak a shumë natyrë e fortë dhe e durueshme, por jo kaq shumë

Më pas banori ka shprehur se si ka qenë marrëdhënia e tij me Rozana Radin dhe si do të vazhdojë.

‘Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur këtu, unë të gjitha i lë anash. Thjesht me u pajtu me njëri-tjetrin… Me Rozanën jam kënaqur brenda, edhe unë me të kam qëndruar se ka pasur energji’.

Elona e ka pyetur më pas se kë konsideron ai si rival në këtë garë dhe banori ka habitur me çfarë tha:

“Laerti, Rozana… kanë bërë lojë të fortë”

Elona: Eglin nuk e sheh si rivale?

Gjesti: Ata e kanë ditur lojën dhe kanë luajtur, Egli ka qenë e vërtetë, nuk ka patur lojë, ka përcjellë emocione dhe ka pasur një mesazh të fortë.

Elona më pas e ka pyetur se kujt banori ia ka frikën Gjesti më së shumti. Ai tha:

”Kam përballë njerëz që kanë punuar dhe luajtur, kanë bërë gjithçka për këtë shtëpi, nuk kam frikë…”

Gjesti nuk ka mundur tu ik pyetjeve për Eglin dhe të ardhmen me të.

Elona: Çfarë është Egli për ty?

Gjesti: Gjithçka! Më ka ndenjur në krah gjithë kohës, nuk u dorëzua kurrë… Sot jam i lumtur që Egli ka arritur finalen në fund. Edhe unë ia dola…

Elona: I jep merita vetes tënde për finalen e Eglit?

Gjesti: Gjithmonë, mos të kishin ndodhur ato drama dhe gjëra, ndoshta kishim dalë

Elona e ka pyetur se si është marrëdhënia e tij me Eglin dhe si mendon se do të vazhdojë jashtë. Banori ka shprehur:

“Unë do ta takoj dhe jashtë, nuk e di çfarë ndodh, do Zoti… Unë Eglit i kam thënë që nuk të shoh më larg… nuk mendoj diçka që kam për të pasur me ty. Jo familje a diçka… vazhdojmë jashtë kështu siç jemi”

Elona: A je tip që bën sakrifica për dashurinë?

Gjesti: Varet, po bëj, por varet se çfarë sakrifice se nëse jam në Prishtinë dhe kam punët e të gjitha aty, e kam më të vështirë të transferohem prej andej… Një diçka do të gjendet se ka puls

Elona: A ka puls kjo lidhje?

Gjesti: Jam duke kaluar shumë mirë me të, që herën e dytë që ka ardhur, s’po mundem t’i rri larg… njeriu ia kupto vlerën kur nuk e ka…

Nëse do të zgjidhte mes Eglit të fillimit dhe asaj të rikthimit, kë zgjodhi Gjesti?

“Egli i rikthyer, e ka ndal veten, nuk ka qenë aq e dhënë pas meje, nuk e ka kaluar respektin më shumë… është më e qetë”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat