Berat Gjimshiti ka hyrë në historinë e ekipit italian të Atalantës, me të cilin ka bërë 300 paraqitje.
Klubi nderoi mbrojtësin e kombëtares shqiptare para ndeshjes kundër Sassuolos.
Kështu, Gjimshitii bashkohet legjendave si De Roon, Pasalic dhe Toloi.
Lojtari erdhi në Bergamo në janar 2016, nga skuadra zvicerane e Zurich.
Përveç faktit se mbetet një nga mbrojtësit më të mirë, ai luan rol krucial në fazën ofensive.
Ndër momentet e tij më të paharrueshme janë dy golat kundër Olympiacos në Europa League dhe goli i tij i parë në Champions ndaj Shakhtar Donetsk në Gelsenkirchen.



