spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:35
HomeKosovaZgjedhjet 2025Gjini: Konjufca dhe Kurti me fjalorin e tyre kanë qenë fyes ndaj...

Gjini: Konjufca dhe Kurti me fjalorin e tyre kanë qenë fyes ndaj SHBA-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, e tundi kokën kur dëgjoi deklaratën e Glauk Konjufcës, i cili thotë gjatë intervistës në mediumin publik se “Administrata e Biden e Obama-s prej vitit 2011 e kanë pas një qasje ndaj Kosovës që e kanë vendos Kosovën në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë…”.

Sipas Gjinit, vetëm fëmijët në politikë flasin në mënyrën siç u shpreh Konjufca.

- Advertisement -

“E para e punës fëmijët në politikë flasin ashtu, nuk mundesh me qenë krejt kohën brutalisht kundër Trumpit e tash me thanë edhe ata janë kanë të këqinj…”, tha Gjini në Pressing.

“Edhe Glauku edhe Kurti duhet me ditë që në fillim të qeverisjes Biden, është pikërisht ky Albin Kurti që ka qenë fyes ndaj SHBA-së”, tha Gjini.

- Advertisement -

“Sot edhe zyrtarisht ka përfundu politika në bazë të së cilës SHBA-të çkado që e bën Kosova e ndalin dorën në njëfarë forme. Nuk ekziston më ajo bindje që çkado që bën Kosova mirë e keq, e arsyeton disi”, u shpreh më tej Gjini.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat