spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:00
HomeKosovaGjini në Pressing: Kurti e kishte quajtur ‘NAIV’ Sekretarin Amerikan – Edhe...

Gjini në Pressing: Kurti e kishte quajtur ‘NAIV’ Sekretarin Amerikan – Edhe Kina s’guxon të flas ashtu!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, edhe në kohën kur kishte ndodhur, kishte shkaktuar zemërim në skenën politike të Kosovës. Por Kryetari i Gjakovës dhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, e ka risjellë në kujtesën e opinionit, duke e akuzuar Kurtin se me të tilla deklarata po rrezikon marrëdhëniet me aleatin më të madh të vendit – SHBA-në.

“Po i thua Amerikës publikisht që ky është vendim sovran i yni! Po si mundet një shtet t’i thotë Amerikës të mos përzihet në punët tona?”, tha Gjini, i irrituar me qëndrimin e Kurtit. Ai vazhdoi të kritikonte kryeministrin, duke thënë se kjo qasje është “deluzive dhe e mbrapshtë”, dhe se këto vendime të vogla janë “shkatërruese” për Kosovën.

- Advertisement -

Gjini nuk ndalet vetëm me kaq: “Kur një kryeministër e quan sekretarin amerikan naiv, kjo është e papranueshme. Madje as Kina dhe Rusia nuk guxojnë ta quajnë sekretarin amerikan të shtetit ‘naiv’.”

Në një tjetër kritikë të ashpër, Gjini u shpreh se Kurti po dëmton rëndë besimin e SHBA-ve ndaj Kosovës, ndërsa ai vetë kërkon nga Amerika që të lobojë për njohjen e vendit. “Kjo sjellje është e rrezikshme dhe dëmton imazhin tonë në arenën ndërkombëtare,”. Këto deklarata dhe qëndrime, kryetari i Gjakovës i shprehu në T7.

- Advertisement -

by: storm-rks + T7

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat