spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
11:17
HomeKosovaGjithçka në kurriz të qytetarit: 2026 nis me rritje të ujit, inflacion...

Gjithçka në kurriz të qytetarit: 2026 nis me rritje të ujit, inflacion i lartë dhe frikë nga shtrenjtimi i rrymës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Viti 2026 ka nisur me rritje të çmimeve, duke e shtuar barrën mbi buxhetin familjar në Kosovë. Përveç shtrenjtimit të produkteve bazë, qytetarët po përballen edhe me rritje të shërbimeve komunale – përfshirë faturat e ujit – ndërsa pritet që në muajt në vijim të ketë presion të ri edhe nga çmimi i energjisë elektrike.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në një intervistë ka vlerësuar se 2026 mund të jetë po aq, në mos më sfidues se viti paraprak, duke e lidhur këtë me inflacionin e lartë dhe varësinë e madhe nga importet. Ai theksoi se inflacioni në Kosovë ka arritur në 5.4 për qind, duke e zbehur efektin e çdo rritjeje ekonomike që përmendet në projeksione.

- Advertisement -

Sipas tij, rritja e çmimeve, shërbimeve komunale dhe paralajmërimet për shtrenjtim të energjisë elektrike në mars janë faktorë që do ta godasin drejtpërdrejt qytetarin. Ai shtoi se shumë produkte esenciale në Kosovë rezultojnë më të shtrenjta se në disa vende evropiane, duke e bërë edhe më të vështirë përballimin e jetesës.

Gërxhaliu ngriti si problem madhor edhe varësinë nga importi, duke përmendur pritjet që viti 2025 të mbyllet me rekord importesh rreth 7 miliardë euro, dhe kërkoi orientim më të madh drejt mbështetjes së prodhimit vendor dhe forcimit të dialogut publik–privat, si rrugë për stabilitet ekonomik dhe mirëqenie.

- Advertisement -

Në anën tjetër, qytetarët shprehen të shqetësuar për koston e jetesës dhe kërkojnë nga institucionet masa konkrete për uljen e çmimeve. “Shumë është shtrenjtuar… qeveria duhet me marrë masa me i ulë çmimet”, u shpreh një qytetar, duke shtuar se shumë familje po e kanë gjithnjë e më të vështirë përballimin e shpenzimeve mujore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat