spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:41
HomeKulturëGjon Mili, gjeniu shqiptar i fotografisë

Gjon Mili, gjeniu shqiptar i fotografisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në mesin e shekullit XX, Gjon Mili i dha një dimension të ri fotografisë, duke përdorur dritën si një penel për të krijuar figura magjike në errësirë.

- Advertisement -

Me një dritë të vogël në dorë dhe duke u përdorur ekspozimet e gjata, fotografi shqiptar arriti të krijonte imazhe që duken si vizatime në ajër.

- Advertisement -

Fotot që Gjon Mili i bëri gjeniut Pablo Pikaso, u kthyen në foto-ikonë të kësaj risie në lëmin e fotografisë. Eksperimentet me dritën që Gjon Mili realizoi së bashku me piktorin e madh, u realizuan në vitin 1949.

Artisti spanjoll përdori dritën për të krijuar figura të mrekullueshme, ndërsa Mili i shndërroi ato në fotografi.

Kjo teknologji revolucionarizoi botën e fotografisë dhe ndikoi në shumë artistë gjatë dekadave që pasuan, raporton atsh.

Muzeu i Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë mban të gjallë këtë trashëgimi të çmuar, duke ftuar vizitorët të zbulojnë se si magjia e punës së tij vazhdon të frymëzojë edhe sot.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat