spot_img
E mërkurë, 27 Maj, 2026
23:45
HomeKosovaGjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person ka mbetur i vdekur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Lajmin e ka konfimruar Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Sali Nivica”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

- Advertisement -

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull)”, ka theksuar Pllana.

Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat