spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:23
HomeKosovaDrejtësiaGjykata dërgon në paraburgim pesë policë të dyshuar për vrasjen e Agon...

Gjykata dërgon në paraburgim pesë policë të dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për pesë policët e dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

- Advertisement -

Më herët ka përfunduar seanca dëgjimore për pesë zyrtarët e Policisë së Kosovës që dyshohen për “vrasje nga pakujdesia”  të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu, të cilët sot janë paraqitur në mëngjes para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan.

Agon Zejnullahu vdiq me pranga në duar në orët e para të së hënës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Zyrtarët policorë, që u prangosën vetë në mbrëmje, u tha se kishin intervenuar për ta neutralizuar Agon Zejnullahun pasi ai “dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë”, sipas Policisë.

- Advertisement -

Një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë policorë të përfshirë në këtë rast u arrestuan të hënën nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa rasti u cilësua si “vrasje nga pakujdesia”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat