spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
06:24
HomeKosovaDrejtësiaGjykata i jep të drejtë ZRrE-së: Rryma mbetet më shtrenjtë – beteja...

Gjykata i jep të drejtë ZRrE-së: Rryma mbetet më shtrenjtë – beteja vazhdon në Apel!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Avokati Ardian Bajraktari ka njoftuar sot se ka pranuar zyrtarisht Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin është refuzuar kërkesa për sigurimin e padisë së paraqitur kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në lidhje me vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas avokatit Bajraktari, ky vendim nuk i jep fund përpjekjeve ligjore që po zhvillohen për të mbrojtur interesin publik dhe të drejtat e konsumatorëve në Kosovë. Përkundrazi, ai thekson se ekipi ligjor është në fazën përfundimtare të përgatitjes së ankesës që do të dorëzohet në Gjykatën e Apelit.

- Advertisement -

“Me gjithë refuzimin nga ana e Gjykatës Themelore, ne mbetemi të vendosur në rrugën tonë ligjore. Vendimi i ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë ka pasoja të drejtpërdrejta mbi mijëra qytetarë dhe biznese në Kosovë, dhe ne besojmë fuqishëm se ai është jo vetëm i padrejtë, por edhe i paligjshëm në disa aspekte. Ankesa për Gjykatën e Apelit është pothuajse gati dhe do të dorëzohet së shpejti”, deklaroi avokati.

Bajraktari theksoi se vendimet e institucioneve publike, sidomos kur prekin jetesën dhe mirëqenien e qytetarëve, duhet të jenë transparente, të arsyetuara dhe në përputhje të plotë me ligjin. Ai shtoi se beteja ligjore nuk ka të bëjë vetëm me një tarifë apo një institucion, por me parimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së konsumatorit.

- Advertisement -

“Ky është një rast i rëndësishëm që shkon përtej një vendimi të vetëm administrativ. Është një test për sistemin tonë të drejtësisë dhe për kapacitetin tonë si shoqëri që të mbrojmë të drejtat e qytetarëve përballë vendimeve të padrejta e të pashpjeguara mirë,” shtoi ai.

Avokati Bajraktari ka bërë të ditur se do të vazhdojë të informojë publikun për hapat e mëtejshëm në këtë proces ligjor, duke ritheksuar përkushtimin e tij dhe të ekipit të tij për të çuar këtë çështje deri në fund.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat