Trupi gjykues dënoi Milun Milenkoviqin dhe Aleksandar Vlajiqit me nga pesë vjet burgim, ndërsa Dejan Pantiqin me dy vjet burgim për sulmet ndaj Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në veri të Kosovës, në dhjetor të vitit 2022.
Ndërsa Miomir Vakiq u lirua nga akuza.
Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë në dhjetor të vitit 2023 për veprën penale “akt terrorist”.
Ata akuzohen se kanë sulmuar zyrat e KQZ-së me bomba dore dhe mjete shpërthyese, me qëllim – siç thuhet në aktakuzë – “destabilizimin ose shkatërrimin e strukturave politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës”.
Sipas prokurorisë, nga ky sulm janë rrezikuar seriozisht jetët e zyrtarëve të KQZ-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.



