spot_img
E diel, 8 Shkurt, 2026
23:15
HomeKosovaDrejtësiaGjykata në Beograd i cakton 30 ditë paraburgim ish-ushtarit të UÇK-së

Gjykata në Beograd i cakton 30 ditë paraburgim ish-ushtarit të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Autoritetet gjyqësore serbe ia kanë caktuar 30 ditë paraburgim në Beograd shtetasit të Republikës së Kosovës, Mit’hat Llozhanin, i ndaluar para tre ditësh nga policia serbe.

Lajmin për Magazina e kanë konfirmuar të afërm të Llozhanit.

- Advertisement -

“Sot ia kanë caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë dhe e kanë çu në Beograd”, citohet të ketë thënë një i afërm i ish-ushtarit të UÇK-së.

Llozhani, ish ushtar i UÇK-së, po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë përmes Serbisë kur ai u ndalua dhe gjatë kontrollit iu gjet kartela e veteranit.

- Advertisement -

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë të ditur se Zyra Ndërlidhëse në Serbi ka njoftuar për rastin Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat