spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
09:50
HomeKosovaDrejtësiaGjykata Speciale flet për kushtet e paraburgimit në Hagë

Gjykata Speciale flet për kushtet e paraburgimit në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Angela Griep, sot në një konferencë për media, ka folur në lidhje me kushtet e paraburgimit për të akuzuarit nga Specialja.

“Javët e fundit ka pasur komente në lidhje me kushtet e paraburgimit. Dua të shfrytëzoj rastin të sqaroj se objekti i paraburgimit i DHSK-së monitorohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (NNKK), i cili kryen inspektime të rregullta, të palajmëruara dhe të pavarura në objektin e paraburgimit për të këqyrur respektimin nga njësia e paraburgimit të të drejtave të njeriut, së drejtës ndërkombëtare dhe të standardeve të pranuara të trajtimit”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Angela Griep

- Advertisement -

“Gjithashtu, edhe Avokati i Popullit i DHSK-së kryen inspektime të rregullta për mbikëqyrjen e kushteve të paraburgimit”, tha Griep, sot në një konferencë online për gazetarë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat