spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:39
HomeKosovaDrejtësiaGjykata Speciale ngre akuza shtesë ndaj Hashim Thaçit

Gjykata Speciale ngre akuza shtesë ndaj Hashim Thaçit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për vepra penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.

ZPS ka njoftuar se Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe ndaj tij janë ngritur tri akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

- Advertisement -

Ai do të paraqitet para një Gjykatësi të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës lidhur me akuzat për vepra penale shtesë të ngritura kundër tij.

ZPS-ja ka konfirmuar arrestimin e Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut në Kosovë sipas një fletë-arrestimi dhe urdhri transferimi të lëshuar nga një Gjykatës i Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës.

- Advertisement -

“Zotërinjtë Smakaj, Kilaj dhe Fazliu janë transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të paraqiten edhe ata para gjykatës pa vonesa të papërligjura. Hajredin Kuçit i është lëshuar fletëthirrje për paraqitje para Dhomave të Specializuara, e cila ka ngritur kundër tij dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat