spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:42
HomeBotaAmerikaGjykata Supreme i lejon Trumpit të revokojë statusin ligjor për 500,000 emigrantë

Gjykata Supreme i lejon Trumpit të revokojë statusin ligjor për 500,000 emigrantë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Administrata e Presidentit Donald Trump mund të revokojë përkohësisht statusin ligjor të mbi 500,000 emigrantëve që jetojnë në SHBA, vendosi të premten Gjykata Supreme e SHBA-së.

Vendimi pezulloi një urdhër të mëparshëm të gjyqtarit federal që e ndalonte administratën të përfundonte programin e imigracionit “me kusht”, të krijuar nga ish-Presidenti Joe Biden.

- Advertisement -

Programi mbronte emigrantët që iknin nga trazirat ekonomike dhe politike në vendet e tyre të origjinës.

Urdhri i ri vë në rrezik deportimi afërsisht 530,000 emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela.

- Advertisement -

Gjyqtaret Ketanji Brown Jackson dhe Sonia Sotomayor, dy nga tre gjyqtaret liberale të gjykatës, nuk u pajtuan.

Programi i lirimit me kusht u lejon emigrantëve me status të përkohshëm të punojnë dhe jetojnë në SHBA për dy vjet për shkak të “arsyeve urgjente humanitare ose përfitimit të rëndësishëm publik”, njoftoi qeveria amerikane.

Administrata Trump kishte paraqitur një apel urgjent në Gjykatën Supreme pasi një gjyqtar federal në Massachusetts bllokoi administratën nga përfundimi i programit, i njohur edhe si lirim me kusht humanitar i CHNV.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat