spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
01:03
HomeKosovaZgjedhjet 2025Gjykata Supreme refuzon ankesat, hapet rruga për certifikimin

Gjykata Supreme refuzon ankesat, hapet rruga për certifikimin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara dy ankesat e fundit lidhur me procesin zgjedhor, duke i hapur rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikim të rezultateve.

“Dy ankesat e pranuara me datë 21 mars 2025, një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.641/2025 dhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.639/2025, janë refuzuar si të pabazuara”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Lutfiu.

- Advertisement -

Tutje, ka bërë me dije se më 24 mars është refuzuar ankesa e kandidatit për deputet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ushtruar kundër vendimit të PZAP-së, A.636/2025.

Ajo ka bërë të ditur se vendimet e përfunduara janë të qasshme dhe janë të publikuara në ueb-faqen e Gjykatës Supreme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat