spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:17
HomeKosovaDrejtësiaGjykata vendos një muaj paraburgim për Ramadan Morinën, i dyshuar për krime...

Gjykata vendos një muaj paraburgim për Ramadan Morinën, i dyshuar për krime lufte

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas më shumë se katër orësh ka dalë nga gjykata Ramadan Morina, i cili u arrestua të martën nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj tij ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Prokuroria Speciale e Kosovës po e heton Morinën  se mori pjesë në masakrimin e 34 civilëve shqiptarë në një fshat të Malishevës.

- Advertisement -

“R.M. dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, më 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria tha se kundër të dyshuarit ka siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve të ngjarjes dhe të të mbijetuarve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat