spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
01:06
HomeKosovaGlauk Konjufca ka katër ditë afat, opozita kërkon zgjedhje

Glauk Konjufca ka katër ditë afat, opozita kërkon zgjedhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mandatarit për kryeministër, Glauk Konjufca, i kanë mbetur edhe katër ditë afat ligjor që t’i propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, afat që skadon më 19 nëntor, për të parë nëse do të sigurojë votat e nevojshme për formimin e ekzekutivit të ri.

Nominimi i Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) deri tash nuk ka ndryshuar qëndrimet e partive politike, PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, të cilat vazhdojnë të kundërshtojnë mbështetjen e një qeverie të udhëhequr nga ai.

- Advertisement -

Këto parti parlamentare kanë përsëritur qëndrimin e tyre se nuk do ta votojnë një qeveri me Konjufcën në krye dhe kanë kërkuar që vendi t’i drejtohet zgjedhjeve të reja.

Ndryshe, LVV ka thënë se nuk është e mençur të shkohet në zgjedhje në dhjetor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat